Shoqata e Përfaqësive Farmaceutike

Shoqata Shqiptare e Përfaqësive Farmaceutike (SHPF) përfaqëson industrinë farmaceutike inovative që operon në Shqipëri. SHPF është zëri i të gjithë kompanive farmaceutike në tregun Shqiptar që janë të angazhuara me kërkim e zhvillim dhe që sjellin për pacientët, barna të reja që përmirësojnë shëndetin dhe cilësinë e jetës së tyre.

SHPF është themeluar në Tiranë me Nr. Vendimi 1710 më datë 12 Qershor 2006 pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë si Organizatë Jofitimprurëse.

Duke punuar me të gjitha palët e interesit që kanë lidhje me kujdesin shëndetësor, ne kërkojme të krijojmë nje treg farmaceutik të qëndrueshëm ku respektohen ligjet ne fuqi, parimet e transparencës dhe të konkurencës.

Ne kërkojmë një sistem rregullativ i cili të jetë i ngjashëm me atë të komunitetit europian, që siguron akses të hershëm për barnat më të sigurta dhe më të mira; që mbështet inovacionin; dhe garanton sigurinë maksimale të zinxhirit të shpërndarjes së barnave.

Ne jemi të angazhuar të kontribuojmë maksimalisht në krijimin e një tregu farmaceutik me konkurencë të ndershme, etike dhe me aktivitete kompliante

Ne kemi për qëllim pakësimin e pabarazisë në shëndet, përshpejtimin e aksesit të pacientëve në barnat inovative dhe përmirësimin në sigurinë e pacientit.

Shoqata e Përfaqësive Farmaceutike me NIPT L41802451D ka si anëtarë të saj BayerDompeGlaxoSmithKlineJohnson & JohnsonNovo NordiskSanofi Aventis dhe Roche.

Misioni i Shoqatës së Përfaqësive Farmaceutike

Misioni i ShPF-se –eshte për të promovuar kërkimin dhe zhvillimin e ilaçeve dhe për të krijuar një mjedis të favorshëm ekonomik, administrativ dhe politik që mundëson që industria farmaceutike inovative të përmbushë nevojat në rritje të kujdesit shëndetësor dhe pritshmerite e pacientëve.

Vizioni Ynë

Vizioni i ShPF-së – është për një ardhme më të shëndetshme për Shqipërine. Nje e ardhme e bazuar ne parandalimin, inovacionin, aksesin ne trajtimet e reja dhe rezultate me te mira për pacientet.

Perfitimet e Inovacionit : është rritja e Jetegjatesise dhe cilesise se Jetes.

Barnat Inovative kane treguar nje progres thelbesor ne rritjen e jetegjatesise dhe cilesise se jetes.

Fokusi i Shoqates Shqipëtare te Përfaqesive Farmaceutike është:

  • Te sjell zgjidhje shendetesore inovative për të gjithë pacientet.
  • Te bashkoje forcat për rritjen e kapabiliteteve në sistemin tonë shëndetësor
  • Te punojë së bashku për të matur sa ë shpejt rezultatet e trajtimit
  • Te ofrojë zgjidhje për një akses sa më të shpejte ndaj trajtimeve të reja