Pjesëmarrja e SHPF në konferencën “Global Visibility in the New IQVIA Market Data Conference”. Konferenca u organizua nga IQVIA më 1 mars 2022, me pjesëmarrjen e kompanive kryesore lokale të industrisë farmaceutike. Gjate konferencës u mbajt një prezantim nga presidenti i SHPF, Prof.Asoc. Kliti Hoti, me fokusin kryesor në pranimin e inovacionit në industrinë farmaceutike dhe ofrimin e aksesit në trajtime inovative më të fundit për pacientët në Shqipëri.