Partnerët Tanë

Ministria Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka për mision hartimin dhe zbatimin e politikave e të strategjive të zhvillimit në sektorin e kujdesit shëndetësor, është përgjegjëse për rregullimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe për bashkërendimin e punës ndërmjet të gjithë aktorëve, brenda dhe jashtë sistemit të kujdesit shëndetësor, të cilët kontribuojnë dhe synojnë të garantojnë të drejtën kushtetuese, të përcaktuar në nenin 55 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Ajo ka si mision, gjithashtu, garantimin e të drejtave kushtetuese për mbrojtje e përfshirje sociale dhe përkujdesje sociale e shanse të barabarta.

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore është institucion në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, i specializuar për analizën, regjistrimin, kontrollin e barnave dhe inspektimin e veprimtarive në fushën farmaceutike.

Misioni i kesaj agjencie eshte i fokusuar ne drejtimet si :

– Garantimi i popullatës me barna të sigurta, cilësore dhe efikase
– Kontrolli i prodhimit, import-eksporteve dhe shpërndarjes së barnave
– Kontrolli  dhe analiza e cilësisë së barnave që qarkullojnë në treg
– Monitorimi i efikasitetit të barnave të përdorura
– Garantimi i tregtimit të barnave me çmime të unifikuara dhe lufta kundër kontrabandës
– Informimi dhe sensibilizimi i popullatës, institucioneve shëndetësore dhe profesionistëve të shëndetit
– Transparenca, mosdiskriminimi, barazia, nxitja e konkurences ne te gjitha procedurat qe ndjek institucioni

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH), sot Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), u krijua si institucion shtetëror, i pavarur, jo buxhetor dhe jo fitimprurës dhe funksionoi sipas përcaktimeve të organizimit dhe drejtimit të shprehur në ligjin nr. 7870, datë 13.10.1994, statutit të Institutit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, rregullores së përgjithshme për organizimin dhe funksionimin e ISKSH-së, rregullores “Për organizimin, funksionimin dhe detyrat për çdo pozicion pune në Drejtorinë e Përgjithshme të ISKSH” dhe rregulloren financiare.

ISKSH-së u shtri në të gjithë territorin me 36 degët e Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor (DRSKSH) në të gjitha rrethet e Shqipërisë, në të cilat punonin mjekë, farmacistë dhe ekonomistë. ISKSH kishte në përbërjen e vet gjithsej 133 punonjës, prej tyre 28 në Drejtorinë e Përgjithshme dhe pjesa tjetër në degët e rretheve.

Instituti i Shëndetit Publik

Misioni i ISHP, si qendra Kombëtare në fushën e shëndetit publik, konsiston në zhvillimin dhe aplikimin e parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve, dëmtimeve, paaftësive, e faktorëve dëmtues shëndetësorë të mjedisit, dhe zhvillimin dhe aplikimin e promocionit të shëndetit, në bashkëpunim të ngushtë me agjensi/organizma/organizata kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në mënyrë më të detajuar, misioni i ISHP është:
Monitorimi i gjendjes shëndetësore të popullatës në mënyrë që të identifikohen në kohë dhe të zgjidhen shkencërisht problemet shëndetësore të hasura. Identifikimi dhe monitorimi i determinatëve risk të shëndetit. Ndërmarrja dhe rritja e shkallës së informimit të popullatës, edukimit dhe ndërgjegjësimit të saj mbi problemet shëndetësore.

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Operatori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor  (OSHKSH), u krijua si institucion shtetëror, dhe funksionon sipas përcaktimeve të organizimit dhe drejtimit të shprehur në vkm nr.419 date 04.07.2019 ,” Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të operatorit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor”  rregullores së përgjithshme për organizimin dhe funksionimin e OSHKSH -së,  “Per  miratimin e rregullores se brendshme per menyren e organizimit  miratimin e rregullores se brendshme per menyren e organizimit dhe funksionimit te operatorit te sherbimeve te kujdesit shendetesor”

OSHKSH-ë u shtri në të gjithë territorin me 4 Drejtori Rajonale të Shërbimit të Kujdesit Shëndetëesor dhe 36  degët e Njesive të Kujdesit Shëndetësore në të gjitha rrethet e Shqipërisë.