Shoqata Shqiptare e Përfaqësive Farmaceutike (SHPF) përfaqëson industrinë farmaceutike inovative që operon në Shqipëri. SHPF është zëri i të gjithë kompanive farmaceutike në tregun Shqiptar që janë të angazhuara me kërkim e zhvillim dhe që sjellin për pacientët, barna të reja që përmirësojnë shëndetin dhe cilësinë e jetës së tyre.
SHPF është themeluar në Tiranë me Nr. Vendimi 1710 më datë 12 Qershor 2006 pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë si Organizatë Jofitimprurëse.